Ligji për zgjatjen e mandatit të Gjinushit tek ‘Shkencat’, akademiku Fuga: Ishte një s’provë besimi për Begajn, por dështoi! Presidenti zgjodhi mos të kryente detyrën e tij

Aug 21, 2023 | 16:18
SHPËRNDAJE

Akademiku Artan Fuga ka komentuar vendimin e presidentit Bajram Begajt për të shpallur të vlefshëm ligjin në lidhje me zgjedhjet në Akademinë e Shkencave.

-640-0-64c0e73a44ddb

Fuga në ‘Facebook’ shkruan se presidentin “as nuk kreu detyrën e tij, as nuk ushtroi të drejtën e tij”, ndonëse ky ligj ishte një s’provë besimi por dështoi.

Reagimi i plotë:

Presidenti zgjodhi të veprojë duke mos vepruar!

  1. Bajram Begaj, President i Republikës, sot zgjodhi që të mos e kryejë detyrën e tij të ngarkuar nga Kushtetuta, për ta shpallur të vlefshëm ligjin e firmosur nga deputeti Petro Koçi për zgjedhjet në akademinë e shkencave, as ta ushtrojë të drejtën e tij për ta kthyer për rishikim këtë ligj në Kuvendin e Shqipërisë.

Pra, as kreu detyrën e Tij, as ushtroi të drejtën e Tij,

por sipas asaj që i lejon neni absurd 84 i Kushtetutës, nuk bëri asgjë!  Veproi me mosveprimin e tij!  La të kalojë një ligj që nuk ka gjykuar se ishte një ligj i denjë, i drejtë, për ta shpallur!  Ishte një sprovë besimi! Por, që dështoi.  Do të kishte qenë shumë herë më e denjë dhe në përputhje me funksionin ta kishte shpallur me dekretimin e Tij! Do të ndihej që shteti, sido është, përsëri çdo funksion funksionon!

C’e do se!

Rrënqethëse!

Përsëri heshtje këtë radhë, si për ligjin për lejimin e kanabisit, për të drejtat e studentëve të mjekësisë.  Në ditët në vazhdim do të vazhdojë një cikël shkrimesh për këtë heshtje të Presidentit, përse ndodhi, çfarë pasojash ka, si edhe për absurditetin e këtij neni të Kushtetutës që toleron mosveprimin në kryerjen e detyrës kushtetuese, pra që Presidenti i Republikës të shuajë në këto raste vetë funksionin e Presidentit, të sillet sikur të mos jetë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura