Lirohet nga detyra drejtori i Cirkut Kombëtar, Laid Ymeri

Sep 25, 2024 | 18:12
SHPËRNDAJE

Me vendim të Këshillit të Ministrave, është liruar nga detyra drejtori i Cirkut Kombëtar, Laid Ymeri.

20190109091133_cirku-i-tiranes-foto

Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Ymerin në këtë post.

Vendimi:

LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË CIRKUT KOMBËTAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Z. Laid Ymeri, drejtor i Cirkut Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.
  1. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura