Lirohet nga burgu Lefter Alla, ish-kryebashkiakut socialist të Bulqizë i përfundon dënimi

Sep 22, 2024 | 11:35
SHPËRNDAJE

Ish-kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, është liruar nga qelia pasi i ka përfunduar dënimin me 2 vite burg, raporton News24.

640-0-1678913739xlefter-alla-592

Lefter Alla ka dalë nga burgu i Fierit, ku edhe po vuante dënimin.

Kujtojmë që ish-kryebashkiaku socialist u dënua nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Lefter Alla u dënua gjithashtu që për 5 vite nuk duhet të ushtrojë funksione publike.

Ish-kreu i Bashkisë Bulqizë rezultoi fajtor pasi favorizoi të afërmin e tij, Aqif Konesha, duke i dhënë një tender.

Gjykata e Posaçme gjeti fajtorë ish-kryetarin socialist të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla dhe 8 të pandehurve të tjerë të akuzuar për një aferë korruptive në një tender për ndërtim ujësjellësi me vlerë me 2.8 milionë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura