Kosova ka fituar me rezultatin 1 me 2 përballë Lituanisë. Ndeshja ishte e vlefshme për raundin e tretë në grupet e Ligës së Kombeve dhe u vendos nga golat e Edon Zhegrovës dhe Ermal Krasniqit. Zhegrova u kthye si “hero” nga pezullimi pasi ishte ai që hapi rrugën e fitores në pjesën e parë.
Dhe pse Lituania ngushtoi shifrat 5 minuta para fundit, gjithçka pati vlerë për statistikë. Me këto 3 pikë, Kosova i bashkohet Rumanisë me 6 pikë në krye të grupit 2 në Ligën C.
Kujtojmë se rumunët kanë 1 ndeshje më shumë për të luajtur. Do të jetë kundër Qipros, kundërshtar ky i mposhtur nga Kosova në shtator.
LITUANI 1-2 KOSOVË
84′ Golubickas – 20′ Zhegrova, 65′ Krasniqi
Rastet kryesore:
90+6′ Mbyllet ndeshja.
84′ GOL! Golubickas shënon pas një gabimi në mbrojtjen e Kosovës. Rihapet gjithçka në fund. (VIDEO)
69′ Aksion i rrezikshëm nga Lituani. Saipi mban portën e paprekur. (VIDEO)
65 GOOOL! Kosova shënon golin e dytë me Ermal Krasniqin që dhuron spektakël. Ky ishte dhe goli i parë te Kosova për Krasniqin, që shfrytëzoi si duhet pasimin e Rashicës. (VIDEO)
48′ Saipi mbyll zonën në një aksion të rrezikshëm për lituanezëve. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë.
45+3′ Përfundon pjesa e parë në favor të Kosovës 0-1.
34′ Gineitis barazon rezultatin për Lituaninë. VAR e anulon për pozicion jashtëloje në fillimin e aksionit. (VIDEO)
20′ GOOOL! Kosova kalon në avantazh. Aksion i mrekullueshëm nga Edon Zhegrova, që falë dhe asistit të Muslijës, lëshon një goditje të pakapshme në portë. Kjo ishte dhe gjuajtja e parë e takimit. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja.
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al