Amerikanët i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri, mes dy kandidatëve, Kamala Harris dhe Donald Trump.
Qendrat e votimit nisin të hapen nga ora 05:00 (11:00 sipas kohës lokale të Shqipërisë) në disa shtete lindore dhe votimet do të vazhdojnë në mbarë vendin deri në orët e mbrëmjes.
Republikani Donald Trump garon për herë të tretë. Në 2016 ai mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, por në 2020 humbi përballë Joe Biden. Ky i fundit u tërhoq nga gara presidenciale në korrik.
Ai u zëvendësua nga Kamala Harris, e cila nëse zgjidhet do të jetë gruaja e parë presidente e SHBA-vë.
KOMENTONI KUSH FITON 👇
MINUTE PAS MINUTE:
Kandidatja demokrate, Kamala Harris ka shpërndarë postimin e saj të parë në platformën X që kur u hapën qendrat e votimit në SHBA. “Amerikë, ky është momenti për të bërë zërin tuaj të dëgjohet”, thotë nënkryetari aktual.
Kundërshtari i saj, Donald Trump, nuk ka postuar që nga hapja e sondazheve, por tha në platformën e tij “Truth Social”: Është koha për të dalë për të votuar- kështu që se bashkë, mund ta bëjmë Amerikën së madhe sërish!!!”
Ndërsa presim që të dalin rezultatet e garës për zgjedhjet presidenciale, ja çfarë duhet të dini për Ditën e Inaugurimit.
Ceremonia e ardhshme e inaugurimit do të mbahet të hënën, më 20 janar 2025.
Betimi i Presidentit të ri do të zhvillohet në ndërtesën e Kapitolit të SHBA në Uashington DC.
Shumë figura të njohur në SHBA kanë dalë në mbështetje të kandidatëve për president, por se çfarë efekti kanë ata tek votuesit ka debate të shumta.
10:45 – Paralajmërimi i Inteligjencës amerikane: Rusia kërkon të minojë besimin në zgjedhje
Shefat e inteligjencës amerikane po paralajmërojnë se “kundërshtarët e huaj” – përfshirë Rusinë – po kryejnë operacione për “minimin e besimit të publikut në integritetin e zgjedhjeve në SHBA dhe për të nxitur përçarje midis amerikanëve”, raporton BBC.
Donald Trump dhe Kamala Harris mbajtën fjalimet e tyre të fundit para votuesve mbrëmë vonë pas një fushatë të gjatë elektorale, me tubime, intervista e reklama. Harris do të jetë sot në Uashington DC duke marrë pjesë në intervista në radio, raporton CNN. Ndërkohë, Trump pritet të mbajë një festë natën e zgjedhjeve në West Palm Beach, Florida.
Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump ndanë nga tre vota secili në fshatin e vogël të Dixville Notch në New Hampshire. Ky fshat është i parë që nisi dhe mbyll ditën e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
08:15- Gara “kokë më kokë” mes Trump dhe Harris! Kur do ta zbulojmë se kush i ka fituar zgjedhjet në SHBA?
Në disa gara presidenciale, fituesi është shpallur vonë natën e zgjedhjeve, ose herët në mëngjes. Këtë herë, gara mund të nënkuptojë që mediat duhet të presin më gjatë përpara se të parashikojnë se kush ka fituar.
Sot Amerika voton dhe duket se gjithë bota po pret me kërshëri emrin e fituesit që do të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Votimet mbyllen sot në mbrëmje, por gjasat janë që ne nuk mund të dimë se kush nga kandidatët, Donald Trump apo Kamala Harris ka fituar, edhe pas disa ditësh zgjedhje. Gara në zgjedhjet elektorale në SHBA është shumë e ngushtë. Të dy kandidatët po bëjnë fushatë për çdo votë dhe kanë vendosur që të zhvillojnë aktivitete në shtetet më të rëndësishme që pritet të vendosin fatin e zgjedhjeve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al