“Nuk kemi ardhur këtu për barazim”- Silvinjo i qartë para sfidës me Çekinë: Na pret ndeshje e vështirë, do doja të isha vetë në fushë (E PLOTË)

Oct 10, 2024 | 18:49
SHPËRNDAJE

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është shfaqur sot në konferencë para mediave për të komentuar situatën para Çekisë. Transferta çeke luhet nesër në orën 20:45 dhe vlen për raundin e tretë në grupet e Ligës së Kombeve.

bandicam 2024-10-10 18-40-06-197

“Përshëndetje! Do të jetë një sfidë e vështirë, ka tranzicione shumë të mirë, ka mesfushorë të mirë Çekia, ne vijmë të luajmë, kemi bërë tre ditë stërvitje. Asnjë trajner nuk futet në fushë për barazim dhe ne do të japim më të mirën. Jam si gjithmonë, me Kombëtaren është diccka që të konsumon, edhe është e vështirë për të përgatitur sfidën.

Kjo është jeta e një trajneri duke menduar dhe punuar. Kemi dy transferta kemi pak kohë për tu përgatitur për garën, jemi të bindur për skuadrën që do të zgjedhim, formacionin e kemi pak a shumë gati, na pret një ndeshje e bukur, nuk ka shumë kohë për të humbur kemi pasur sesione videosh, por jemi të bindur që do të japim më të mirën”, tha Silvinjo.

Mungesat në sulm– “Po flasim për sulmues 9. Një muaj para kishim Manaj dhe jo Dakun, tani e kundërta. Janë lojtarë të fortë por me karakteristika të ndryshme. Kujtohem që në ndeshjet e shtatorit, Manaj i lodhur në ndeshjen e dytë po kjo është puna e stafit dhe trajnerit për të gjetur zgjidhje. I gjithë stafi punon me kohë të zgjatur, dhe nuk punon me vetëm 23 lojtarë është një listë prej 60 lojtarësh që i ndjekim. Këtë herë kemi marrë Tucin që është lojtar i mirë dhe fizik. Ka ardhur në Tiranë menjëherë pas ftesës. Është lojtar interesant, që ka mundësi për të shpalosur veten. Nuk ka rëndësi sa luan. Kjo është ajo që duhet të bëjë stafi, të punojë në rastet kur kemi vështirësi.

Nuk ka ndonjë arsye të veçantë pse e kryem stërvitjen zyrtare në Tiranë, thjesht për arsye logjistike. Ne kishim në fluturim që duhet të ishim këtu në 5 dhe që mos kishim arsye të humbisnim stërvitjen pasi biseduam, vendosëm ta kryenim atje. Ne kemi një qendër shumë të bukur atje. Nuk i kam kërkuar Laçit të më japë informacione por do ta pyes sot, nëse nuk më përgjigjet nuk do të luajë, nëse do të përgjigjet do të luajë”, tha Silvinjo.

Shqipëria para syve të Çekisë- “Për kundërshtarin, kur flasim themi që është ekip i vështirë, i ashpër dhe luan në nivele të larta. Ne jemi rritur vitet e fundit, duhemi më tepër. Kemi lojtarë të mirë që po luajnë në nivele të larta. Kemi Bajramin që shkoi te Rejnxhërs. Mendoj se do të kemi ndeshje shumë të bukur. Nuk mendoj se ka sens inferioriteti. Nëse shohim çekët ato kanë bërë kompeticione, ne po rritemi. Nuk dua të paralelizma, ky është rrugëtimi im kështu që do të shohim si do eci”.

Goli kundër Spartës në Pragë para 24 viteve nga Silvinjo- “Ka pasur emocione, ndeshje e bukur. Koha kalon shpejt dhe çdo ditë duhet ta shohim për ta jetuar dhe për të bërë mirë. Ka qenë kohë e bukur tani që e kujtoj. E njoh trajnerin kundërshtar, është i mirë. Të dy do donim të ishim në fushë, por jemi pak të vjetër për atë gjë“, u shpreh Silvinjo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura