VIDEO/ Rumania i jep leksion, Kosova turpërohet me 3 gola në “Fadil Vokrri”

Sep 6, 2024 | 22:41
SHPËRNDAJE

Humbje zhgënjyese për Kosovës, në duelin e parë të Ligës së Kombeve. “Dardanët” e trajnerit Foda u mposhtën me rezultatin 0-3 nga Rumania, në duelin e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

kosove rumani

Jo vetëm një rezultat zhgënjyes, por edhe paraqitja la për të dëshiruar për Kosovës, që regjistroi vetëm 1 gjuajtje në portë, kundrejt 8 të miqve.

Sfida u zhbllokua në minutën e 40-të, ku ishte Denis Man ai që gjeti golin e avantazhit, ndërkohë që në fragmentin e dytë të sfidës, Rumania shënoi edhe 2 herë të tjera me Razvan Marin në minutat 51 dhe 82. Si të mos mjaftonte kjo, Kosova humbi edhe Mërgim Vojvodën, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 85-të.

Duelin e radhës Kosova do ta luajë më datën 9 shtator në transfertë ndaj Qipros, ndërsa Rumania do të presë Lituaninë.

FT: KOSOVË – RUMANI 0-3

Man 40′, Marin 51′ (p), 82′

GOLI I DYTË I MARIN: VIDEO 

GOLI I MARIN ME PENALLTI: VIDEO 

GOLI I MAN: VIDEO 

 

FORMACIONET ZYRTARE:

kosove-rumani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura