SHORTI I LIGËS SË KAMPIONEVE/ Mançester Siti-Real Madrid superfida e “play-off”! Milan, Juventus, Bajern dhe Atalanta e Gjimshitit zbulojnë kundërshtarët (E PLOTË)

Jan 31, 2025 | 12:24
SHPËRNDAJE

Në Nion të Zvicrës u mbajt shorti i “play-off” në Ligën e Kampioneve. Supersfida që sollën goglat ishte mes Mançester Sitit dhe Real Madrid. 

bandicam 2025-01-31 12-01-42-593

U shmang përballja mes Juventusit dhe Milanit, teksa të dy skuadra do të kenë përballë ekipe nga Holanda. Juve sfidon PSV-në, ndër Milani do të ndeshet me Fejnordin.

Bajern Mynih pati short bujar, pasi fati e vendosi përballë Sëlltikut. Një tjetër skuadër gjermane, Dortmundi, sfidon portugezët e Sportingut të Lisbonës.

Atalanta e Gjimshitit sfidon Klub Bruzhin. Në anën tjetër PSG përballet me Brest duke qenë përballja e vetme mes dy skuadrave të një shteti. Sfida mes Monakos dhe Benfikës është e fundit e mbetur.

Sfidat e para do të luhen më 11 dhe 12 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 18 dhe 19 shkurt.

SHORTI PËRFUNDIMTAR

Klub Bryzh – Atalanta

Mançester Siti – Real Madrid

Juventus – PSV

Brest – PSG

Sporting i Lisbonës – Dortmund

Sëlltik – Bajern Mynih

Fejnord – Milan

Monako – Benfika

(Sfidat e para luhen në shtëpinë e Klub Bryzh, Mançester Siti, Juventus, Brest, Sporting Lisbonë, Sëlltik, Fejnord dhe Monako.

bandicam 2025-01-31 12-25-58-344

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura