Liverpuli po bën një sezon fantastik si në Champions ashtu edhe Premier Ligë. Por të kuqtë duan të fuqizohen akoma dhe drejtuesit e klubit pëlqejnë sulmuesin e Atalantës, Ademola Lukman.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, bargamaskët i kanë thënë “jo” kërkesës së anglezëve për 27-vjeçarin.
Nigeriani ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë pesë asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. Ai u shpall lojtari më i mirë afrikan i vitit 2024 dhe ka kontribuar në rezultatet mbresëlënëse të klubit nga Bergamo.
Sezonin e kaluar, Lukman ndihmoi Atalantën të fitonte trofeun e parë evropian duke shënuar tripletë në finalen e Ligës së Europës kundër Bajer Leverkusen.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al