Liverpuli udhëheq Premier Ligën, Gakpo: Shpresojmë që të jemi të parët deri në fund

Oct 8, 2024 | 13:47
SHPËRNDAJE

Kodi Gakpo është i kënaqur nga lufta që Liverpuli bëri për të siguruar një fitore shumë të rëndësishme 1-0 ndaj Kristal Palasit në Premier Ligë këtë fundjavë.

yuti

“Reds”-at e Arne Slotit kryesojnë kampionatin, ndërsa janë ndalur vetëm një herë këtë sezon, në ndeshjen në “Anfield Road” kundër Notingem Forestit. Slot u bë trajneri i katërt në historinë e Premier Ligës që fiton katër ndeshjet e tij të para të kampionatit në transfertë dhe i pari për Liverpulin. Luiz Felipe Skolari, Xhon Gregori dhe Bobi Guld janë të vetmit trajnerë të tjerë që e kanë një rekord të tillë.

Me 9 fitore në 10 ndeshjet e para në të gjitha kompeticionet, ai është edhe trajneri me startin më të mirë të karrierës në historinë e Liverpulit. “Të gjithë në skuadër mendojnë se po rritemi në mënyrën se si trajneri dëshiron që ne të luajmë. Mendoj se kjo është më e rëndësishmja. Ne vërtet besojmë në veten tonë dhe në atë që jemi të aftë të bëjmë. Shpresojmë se kjo mund të çojë në shumë fitore dhe shpresoj që ne të jemi ende në krye në fund të sezonit”, tha ylli holandez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura