Juventusi rikthehet nga Franca me disa konfirmime, por edhe disa paqartësi mbi të cilat po punohet që t’i largojnë sa më parë.Skuadra luan me një ritëm të mirë dhe për këtë gjë nuk ka shumë dyshime. Mbrëmja e keqe e pak kohëve më parë ku u mposhtën nga Shtutgarti u harrua pas një përgjigjeje të mirë që erdhi në Francë ndaj Lilë edhe pse në fund nuk u arritën tri pikët. Bardhezinjtë arritën të impononin lojën e tyre për një kohë të gjatë të ndeshjes dhe të krijonin shumë raste potenciale për shënim.
Është pikërisht fjala “raste potenciale” që Mota po përpiqet ta rregullojë sa më parë, pasi në një ndeshje të duhet edhe konkluzioni final. Juventusi di se si të menaxhojë mirë topin, di të presojë lartë dhe të rikuperoj topin në zonën kundërshtare, por në shumë raste i mungon finalizimi për të gjetur rrugën e rrjetës. Iniciativat personale të Jildiz dhe Konseisaos janë një armë shtesë për bardhezinjtë, por për momentin duket sikur janë të vetmet zgjidhje që Mota ka për t’i bërë keq kundërshtarit dhe nëse ata limitohen, atëherë Juventusi është në shumë vështirësi.
GOLAT- Vlahoviç është duke shënuar, po nuk ka dyshim që në këmbët e tij nuk janë dhe aq shumë gola sa duhen. Kopmainers nga ana tjetër vazhdon të luftojë për të gjetur rrugën e rrjetës dhe kjo e limiton atë në fazën ofensive të skuadrës. Kohët e kaluara te Atalanta duken shumë larg. Nga mesfushorët Mek’Keni është mesfushori që deri më tani ka dhënë kontributin më të madhe në fazën ofensive. Megjithatë, nëse i mbledhim të gjitha bashkë, shifrat janë shumë pak për një skuadër që kërkon të imponojë lojë sulmuese dhe kërkon të fitojë vazhdimisht.
MBROJTJA- Faza difensive vazhdon të jetë një nga pikat më të forta të Juventusit, ku vështirësinë e vetme e kanë pasur përballë Interit dhe Parmës ku pësuan 6 gola në total. Megjithatë, dukë parë edhe mungesën e liderit Gleison Bremer, mbrojtja ka më shumë nota pozitive dhe është pika ku Mota ka më shumë besim.
Prandaj në përgjithësi ky start sezoni për Juventusin ka pasur shumë ulje-ngritje. Renditja në Ligën e Kampioneve dhe në Kampionat mund të konsiderohet me nota pozitive, por Mota duhet të gjejë vazhdimësinë që i nevojitet skuadrës. Vazhdimësia mbi të gjitha duhet të vijë në arritjen e rezultateve pozitive dhe finalizimit të aksioneve me gol, në të kundërt, te Juventusi, loja e bukur nuk mjafton kurrë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al