Për herë të parë, London School of Economics (LSE) ka marrë vendin e parë në renditjen e përgjithshme vjetore si Universiteti më i mirë në Mbretërinë e Bashkuar. Renditja është publikuar në gazetën londineze Times. London School Economics “rrëzon” kështu nga froni Universitetin e Oxfordit i cili në rendin e tre ka pësuar rënie me tre vende, ndërsa Cambridge i katërti, vlerësime këto më të ultat që janë regjistruar ndonjëherë. Në vendin e dytë renditet Universiteti St.Andrews. Renditja e universiteteve në Britaninë e Madhe bazohet në perspektivat e të diplomuarve, kënaqësinë e studentëve me mësimdhënien, cilësinë e kërkimit dhe standardet e për t’u bërë pjesë.
I themeluar në 1895, London School of Economics është vlerësuar gjithashtu si Universiteti i Vitit 2025 nga The Times dhe The Sunday Times. Universiteti i Sheffield ishte nënkampion për këtë çmim. Shkolla Ekonomike e Londrës u rendit në vend të parë për shkak të rezultateve të përmirësuara për perspektivat e diplomimit, kënaqësisë së studentëve dhe cilësisë së mësimdhënies, sipas The Times dhe The Sunday Times Good University Guide.
Shkolla e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër (LSE) është një universitet kërkimor publik në Londër, Angli, dhe një institucion anëtar i Universitetit të Londrës. Shkolla është e specializuar në shkencat sociale.
Bashkëpunimi/ Luarasi dhe LSE ofrojnë programe të përbashkëta studimi
Universiteti “Luarasi” është i orientuar në ofrimin e programeve të përbashkëta dhe ndërkombëtarizimin e programeve të studimit dhe ka hedhur hapa konkretë bashkëpunimi me institucione partnere brenda dhe jashtë vendit në ofrimin e tyre. Në këtë kuadër, Universiteti “Luarasi” ka bërë realitet hapjen e tre programeve të përbashkëta të studimit me University of London-UoL” nën drejtimin akademik të “London School of Economics-LSE”:
– “Bachelor’s in Data Science and Business Analytics – DSBA”,
– “Bachelor’s in Finance”,
– “Bachelor’s in Business Administration”.
Në përfundim të këtyre programeve të përbashkëta të studimit do të lëshohet diplomë e dyfishtë nga të dy institucionet e arsimit të lartë.
Në të tre programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” gjuha e zhvillimit të kurrikulës, realizimi i provimeve, konsulencës dhe ekspertizës së lektorëve më të mirë do të jetë “gjuha angleze”. Krijimi i mundësisë për ndjekjen në gjuhën angleze të programeve të tilla të studimit të Universitetit “Luarasi” me “University of London-UoL”, në drejtimin akademik të “London School of Economics-LSE” është një mundësi e artë për të gjithë gjimnazistët shqiptarë, studentët që duan të studiojnë në një program të dytë studimi dhe studentë nga trojet shqiptare, apo rajoni i Ballkanit Perëndimor.
University of London-UoL” nën drejtimin akademik të “London School of Economics-LSE”, përfaqëson një nga universitet më të mira dhe më me cilësi, si dhe një ndër markat më të njohura në tregun e arsimit të lartë sot në botë. Diploma e lëshuar nga ky institucion i arsimit të lartë u jep opsione dhe mundësi të reja studentëve për të përmirësuar jetën e tyre dhe për të kontribuar në zhvillimin e një komuniteti më të mirë në ditët e sotme moderne.
Kurrikula e ofruar nga University of London-UoL” nën drejtimin akademik të “London School of Economics-LSE” dhe Universiteti “Luarasi”, në këto programe të përbashkëta studimi është e një cilësie shumë të lartë dhe ofron një përvojë mësimore ndërdisiplinore me qëllim që të integrojë teorinë akademike dhe aftësitë praktike sipas një kurrikule moderne, inovatore dhe bashkëkohore.
Eksperienca dhe reputacioni arsimor që ofron “University of London-UoL”, “London School of Economics-LSE” për cilësinë e lartë ndërkombëtare dhe Universiteti “Luarasi” në atë kombëtare përbëjnë një aset të shkëlqyer për zhvillimit e kësaj kurrikule. Këto diploma ofrojnë mundësi punësimi të jashtëzakonshme, pasi ato i pajisin të diplomuarit me zhvillimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve, analiza, vetë-motivimi, të cilat janë cilësi që kërkohen nga punëdhënësit në vendin tonë, rajon dhe mbarë botën.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al