Me afrimin e verës, të gjithë sytë janë te Tomas Myler dhe kontrata e tij që skadon. Pyetja kryesore mbetet, a do ta zgjasë sulmuesi veteran qëndrimin e tij në klub, apo po mendon të “pensionohet”?Bajern Mynih është i hapur për të negociuar një zgjatje të kontratës me Myler. Në komentet e fundit, anëtari i bordit Maks Eberl shprehu besimin, duke thënë: “Kjo ndoshta do të jetë biseda më e shkurtër. Ne kemi folur tashmë me të dhe e kemi lënë të ardhmen në pritje. Tomas nuk ka nevojë të negociojë gjerësisht. Nëse ai dëshiron të vazhdojë, ne do ta shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe pastaj do të ecim përpara”.
Pavarësisht këtyre garancive, Myler mbetet i paangazhuar për të ardhmen e tij. “Nuk jam adhurues i planifikimeve të tepërta sepse mund të bësh të gjitha planet që do, por jeta ndërhyn shpesh”, tha sulmuesi 35- vjeçar gjatë xhirimeve të një reklame. Ajo që është e qartë për Mylerin se asgjë nuk mund të zëvendësojë adrenalinën që ai përjeton gjatë ndeshjeve para mijëra tifozëve.
Megjithatë, ai nuk parashikon të bjerë në një boshllëk emocional pas daljes në pension: “Pres të përshtatem me rrethanat e reja”. Ai ndjen një lidhje të fortë me Bajernin, duke thënë: “Unë do të jem gjithmonë i lidhur me klubin, pavarësisht nga roli im”.
Kur u pyet nëse ai mund të marrë një pozicion zyrtar brenda strukturave, u shpreh: “Kjo mbetet për t’u parë”. Sulmuesi vuri në dukje se ai dhe Bajerni janë “të pandashëm”. Edhe nëse Myler vendos kundër zgjatjes së kontratës së tij këtë verë, Eberl siguroi tifozët se marrëdhënia e klubit me të do të vazhdonte. Maks theksoi se, pavarësisht nga vendimi i 35-vjeçarit, klubi dëshiron të gjejnë një mënyrë tjetër që ai të qëndrojë i lidhur me grupin.
SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al