“Luarasi” në Panairin “Work & study”, rektori Ruka: Interes i madh i të rinjve. Universiteti ynë është serioz, i akredituar për 6 vite

Apr 2, 2022 | 8:26
SHPËRNDAJE

Edicioni i 13-të i Panairit “Work & Study” u ndal këtë të enjte në qytetin e Durrësit.

luarasi panair

Me qindra të rinj, kryesisht maturantë, vizituan Panairin ku universitetet publike dhe private të vendit i njohën ata me programet e studimit dhe kurrikulat mësimore. Universiteti jopublik “Luarasi” ishte i pranishëm në Panair, duke tërhequr vëmendjen e të rinjve durrsakë.

“Unë jam në vitin e fundit të gjimnazit këtë vit dhe kam vendosur të zgjedh ‘Luarasin’, pasi është një ndër universitetet më të mira në Shqipëri”, shprehet një maturante nga qyteti i Durrësit, e cila e ka shumë të qartë idenë që tani, ende pa u mbyllur viti shkollor.

Rektori i Universitetit, prof. dr. Ethem Ruka, u shpreh se në shumë qytete të vendit, interesi i të rinjve për Universitetin “Luarasi” ka qenë i madh. “’Luarasi’ ndodhet sot këtu në vazhdën e Panairit ‘Work&Study’ organizuar në të gjitha qarqet e Shqipërisë.

E kemi filluar nga Dibra, Lezha, Kukësi, Vlora, e sot jemi në Durrës. Interesimi për Universitetin ‘Luarasi’ është me të vërtetë mjaft i madh, për vetë faktin se universiteti ynë është shumë serioz, i akredituar për gjashtë vite.

Interes ka pasur për të gjitha fakultetet, qoftë për Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin Ekonomik, atë të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit dhe të Shkencave Mjekësore.

Ne ndahemi me përshtypjet më të mira nga ‘feedback’-u që morëm në qytetin e Durrësit”. Prof. dr. Petrit Bara, dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, tha se degët e reja janë pritur shumë mirë nga të rinjtë. “Universiteti ‘Luarasi’ këtë vit ka hapur edhe Fakultetin e Shkencave Mjekësore, me Farmaci, Stomatologji dhe Infermieri dhe është pritur shumë mirë.

Universiteti ‘Luarasi’ po tregon që edhe në fushën e mjekësisë ka prurje të konsiderueshme.

Nga turi që kemi bërë në shumë qytete, ka pasur një kërkesë më të madhe se vitin e kaluar”. “Luarasi” është një prej universiteteve më serioze e më të besueshme nga të rinjtë, si dhe lider në lëshimin e diplomave që kanë besueshmëri të lartë publike, ndërsa numri i studentëve është rritur me 280% gjatë viteve të fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura