“Mirë se vjen Party 2024” u zhvillua edhe këtë vit duke mirëpritur studentët e rinj dhe duke ofruar një platformë për të njohur shërbimet dhe mundësitë e qytetit.
Ngjarja bashkoi organizatat, bizneset dhe universitetet, ndër to edhe universitetin “Luarasi”, i cili ofroi informacion të vlefshëm për studentët.
“Ashtu si çdo vit, edhe sivjet klima për studentët e rinj ishte shumë e mirë dhe risia për këtë vit në universitetin ‘Luarasi’ është dega e re që është hapur në masterin shkencor në degën e Informatikës Ekonomike, profil shumë i kërkuar në tregun e punës sot”, shprehet pedagogia e universitetit “Luarasi”.
Studentët patën mundësi të krijonin kontakte profesionale, për t’u integruar më lehtë në jetën e Tiranës. Ky event përqendrohet në promovimin e mundësive për të rinjtë në edukim dhe punësim.
“Jeta studentore në ‘Luaras’ është mjaft aktive. Brenda këtij universiteti ne kemi laboratorë të ndryshme, veçanërisht në degët mjekësore si për shembull për pjesën e stomatologjisë, infermierisë, farmacisë dhe po ashtu edhe laboratorë për teknologjinë e informacionit dhe inovacionit. Një nga pikat më të forta që vlen për t’u përmendur është fakti që ne kemi dhe profile masterësh të ndryshëm, përveç studimeve bachelor”, citon studentja e universitetit, ndërsa një tjetër shton më tej një tjetër benefit nga të studiuarit në “Lauaras”.
“Një nga mundësitë më prestigjioze që universiteti ‘Luarasi’ ofron është Fakulteti i Shkencave Mjekësore, një mundësi më shumë për studentët e rinj”.
“Është një event që mirëpret të gjithë studentët, të cilët vijnë për herë të parë në Tiranë, ose studiojnë për herë të parë. ‘Luarasi’ i bën bashkë këta studentë me qëllim për të marrë informacione, për t’u argëtuar dhe si pjesë e integrimit të tyre në jetën sociale të qytetit”, shprehet një pedagoge e universitetit “Luarasi”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al