Vladimir Putin, teksa po zhvillon konferencën e fundvitit për shtyp ka thënë se situata në të ashtuquajturin operacion special ushtarak “po ndryshon në mënyrë dramatike”.
“Më duhet të them se situata po ndryshon në mënyrë dramatike… Ka lëvizje përgjatë gjithë vijës së frontit. Çdo ditë.”
Forcat e tij po lëvizin drejt arritjes së qëllimeve të tyre kryesore në Ukrainë dhe avancimit përgjatë frontit, shprehet Putin.
“Luftimi është i vështirë, kështu që është e vështirë dhe e pakuptimtë të merret me mend se çfarë na pret përpara… por ne po shkojmë, siç thatë ju, drejt zgjidhjes së detyrave tona kryesore, të cilat i kemi përshkruar në fillim të operacionit special ushtarak.”
I pyetur se kur do ta shtynin Ukrainën nga rajoni rus i Kurskut, ai thotë se nuk mund të thoshte, por u zotua se do të “çlirohet“.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al