Të paktën dhjetë persona u vranë dhe njëzet të tjerë u plagosën nga sulmet ajrore të kryera nga Izraeli në orët e para të së enjtes (26/12) në Rripin e Gazës.
Pesë persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën kur forcat ajrore izraelite goditën një shtëpi në lagjen Zaitoun të qytetit të Gazës, sipas burimeve.
Pesë anëtarë të një grupi m gazetarë u vranë kur makina me të cilën po udhëtonin u godit në zonën ku ndodhet Spitali Al-Awda në Nuseirat (qendër), sipas autoriteteve shëndetësore. Bëhet fjalë një ekip nga rrjeti televiziv Al Quds Al Youm.
Sakaq ushtria izraelite nuk ka bërë ende një koment për bombardimet e fundit.
Dje lëvizja islamike palestineze Hamas dhe qeveria e Izraelit fajësuan njëra-tjetrën për mospërfundimin marrëveshjes së armëpushimit, megjithëse ditët e fundit të dyja palët folën për përparim në negociatat indirekte.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al