Lufta në Lindjen e Mesme/ Kryediplomati i BE: Vdekja e Sinwar jep perspektivë të re për armëpushim

Oct 19, 2024 | 15:42
SHPËRNDAJE

Josep Borrell, kryediplomati i BE-së, thotë se vrasja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar nga forcat izraelite mund të rrisë shanset për të arritur një armëpushim në Lindjen e Mesme.

borrell ne napoli

Duke folur me gazetarët në një takim të ministrave të mbrojtjes të G7 në Napoli, Borrell thotë se pas vrasjes së Sinwar, “një perspektivë e re është e hapur”, e cila duhet të përdoret për të arritur një armëpushim dhe për të siguruar lirimin e pengjeve të mbetura.

Ai thotë se Unifil, forca paqeruajtëse e OKB-së në Liban, e cila është vënë nën zjarr gjatë përleshjeve të fundit në Liban , mund të forcohet dhe misioni i saj “duhet rishikuar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura