Lufta në Ukrainë, Londra gati t’i japë Kievit dritën jeshile për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë

Nov 18, 2024 | 16:05
SHPËRNDAJE

Mbretëria e Bashkuar është e gatshme, pas Shteteve të Bashkuara, t’i japë Ukrainës dritën jeshile për të përdorur raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë, sipas raporteve të shtypit britanik, i cili citon një burim nga kabineti britanik.

dddd

Tashmë ministri konservator i mbrojtjes, James Cartledge, tha në një intervistë herët në mëngjes se ai shpreson se vendimi i SHBA-ve do ta shtyjë qeverinë britanike të bëjë të njëjtën gjë.

Vlen të theksohet se kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, gjatë vizitës së tij në SHBA, para zgjedhjeve amerikane, në fillim të shtatorit, kishte cekur këtë çështje me Presidentin Biden, i cili, megjithatë nuk shprehu pëlqim për këtë temë.

Disa ditë më vonë, ish-kryeministri Boris Johnson dhe pesë ish-sekretarë të mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë Grant Shapps dhe Ben Ëallace, i kishin kërkuar kryeministrit britanik të lejonte Kievin të përdorte raketa balistike britanike, pavarësisht kundërshtimeve të John Biden në atë kohë.

Në deklaratat e tij sot, Sir Keir Starmer, rrugës për në samitin e G20 në Brazil, theksoi se nuk ka ndërmend të flasë me Putinin siç bëri kancelari gjerman Olaf Scholz disa ditë më parë, dhe nga ana tjetër ai theksoi se “ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të forcuar mbështetjen tonë për Ukrainën.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura