Forcat Ajrore të Ukrainës kanë njoftuar mëngjesin e kësaj të enjteje se Rusia ka lëshuar drejt Ukrainës një raketë balistike ndërkontinentale, nga rajoni i Astrakhanit.
Sipas të njëjtit njoftim, sulmi ka ndodhur mes orës 5 dhe 7 të mëngjesit të sotëm, ku objektivi i sulmit ishte zona e Dnipros.
Përveç raketës balistike ndërkontinentale Kh-47M2 Kinzhal, forcat ruse lëshuan shtatë raketa lundrimi Kh-101, thonë forcat ukrainase.
Raketa balistike u lëshua nga një luftëtar MiG-31K dhe raketat e mbetura nga një bombardues Tu-95MS.
Sipas forcave ajrore ukrainase, sistemet kundërajrore të Ukrainës shkatërruan gjashtë nga raketat Kh-101, ndërsa pjesa tjetër e raketave u raportua se nuk kishte pasoja të mëdha.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al