Lufta në Ukrainë/ Zelensky: 11.000 ushtarë të Koresë së Veriut janë zhvendosur në Rusi

Nov 4, 2024 | 21:13
SHPËRNDAJE

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot në një deklaratë se 11,000 trupa të Koresë së Veriut janë dislokuar në rajonin Kursk të Rusisë për të mbështetur trupat e Kremlinit.

Presidenti i Ukrainës, Zelensky
Presidenti i Ukrainës, Zelensky

“Tashmë janë 11,000 ushtarë koreano-veriorë në rajonin e Kurskut. Ne shohim një rritje të numrit të koreano-veriorëve, por jo reagimin e partnerëve tanë në Perëndim”, tha presidenti i Ukrainës .

Kujtojmë se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se SHBA-të vlerësojnë se ushtarët e Koresë së Veriut do të vendosen në fushat e betejës në Ukrainë.

“Nuk i kemi parë ende këto trupa të dislokuara në fushën e betejës kundër forcave ukrainase, por vlerësojmë se kjo mund të ndodhë në ditët në vijim”, tha Blinken.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura