Lufta në Ukrainë, Zelensky prezanton “planin e fitores” kundër Rusisë

Oct 16, 2024 | 14:16
SHPËRNDAJE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky prezantoi sot në parlament “planin e fitores” së shumëpritur të Ukrainës kundrejt agresionit rus.

Volodymyr Zelensky
Volodymyr Zelensky

Përmes “planit të fitores” presidenti Zelensky u bëri thirrje ukrainasve të qëndrojnë të bashkuar në kohë të pasigurta.

Zelensky tha para parlamentit në Kiev se plani mund t’i japë fund luftës deri në vitin e ardhshëm. Agresioni rus nisi me pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Ndërsa trupat ruse bëjnë presion në pjesën lindore të vendit me dimrin që po afron, Zelensky u tha ligjvënësve se plani përfshin pesë pika kryesore të cilat varen nga aleatët e Kievit, duke përfshirë ftesë të pakushtëzuar për Ukrainën për t’u bashkuar me NATO-n dhe mbështetje speciale për armë.

Konkretisht elementet kryesore të “planit të fitores” përfshijnë një ftesë zyrtare për t’u bashkuar me NATO-n, heqjen nga aleatët e kufizimeve për sulmet me rreze të gjatë ndaj Rusisë, refuzim për të lëshuar më shumë territor ukrainas dhe vazhdimin e inkursionit në rajonin e Kurskut të Rusisë.

Ndërkaq Kremlini hodhi poshtë planin e Zelenskyt. Sipas BBC një zëdhënës rus tha më herët se Kievi duhet të “kthjellohet”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura