Lufta në Ukrainë, zyrtarët amerikanë bëjnë bilancin e numrit të viktimave dhe të plagosurve që nga nisja e konfliktit

Aug 18, 2023 | 18:55
SHPËRNDAJE

Zyrtarët amerikanë kanë bërë me dije se deri më tani numri i viktimave nga luftimet në Ukrainë ka shkuar në rreth 500 mijë.

1676047759_bcvdkjas

Sipas mediave të huaja, është thuajse e pamundur që numri i viktimave të dihet saktësisht, ndërkohë që Kievi nuk publikon shifra zyrtare dhe besohet gjerësisht se Rusia i ‘zvogëlon’ dukshëm shifrat e saj.

Por sipas inteligjencës amerikane, numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë nga sa flitet.

Zyrtarët amerikanë i kanë thënë Neë York Times se ata vlerësojnë se rreth 500,000 trupa ukrainase dhe ruse janë vrarë ose plagosur në 18 muajt e parë të luftës.

Është interesante pasi viktimat ruse besohet të jenë shumë më të larta se ato të Ukrainës, ndërkohë që Kremlini pohon në numërimin e tij zyrtar se vetëm 6000 rusë janë vrarë.

Nga ana tjetër, Ukraina është afër 200 mijë viktimave dhe të plagosurve, nga të cilët 70 mijë të vdekur dhe rreth 120 mijë të plagosur.

Megjithatë, këto shifra vijnë me paralajmërimin se trupat ruse në tërësi mendohet se i kalojnë ukrainasit në raportin 3/1. Kjo do të thotë se Kievi po humbet një pjesë më të madhe të forcave të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura