Lufta Rusi-Ukrainë/ Orban: Nëse Amerika nuk do të jetë në të ardhmen pjesë e financimit, a janë gati europianët ta bëjnë vetë?! Kemi dyshime për…

Nov 7, 2024 | 18:52
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka ngritur pikëpyetje në konferencën për media me kryeministrin Edi Rama, se kush do të financojë luftën e Ukrainës ndaj Rusisë, nëse Amerika nuk do të jetë në të ardhmen pjesë e financimit.

orban

“Për të qenë të qartë, unë kam ndjekur nga afër ajo çfarë është thënë nga Trump dhe si diskutimet brenda BE për mënyrën e financimit të luftës. Çështja është se nëse Amerika nuk është në të ardhmen pjesë e financimit, a jemi gati që BE ta bëjë vetë. Kjo është arsyeja pse paketa 50 milionë eurosh mbetet në tryzë. Kemi dyshime për mënyrën sesi është organizuar.

50 milionë euro ikin shpejt, pastaj vijnë kërkesa tjera. Nga do të vijnë? Nga cili vend? Këto çështje financiare u bënë të mprehta sepse së shpejti Trump do të marrë detyrën. Këtë duhet ta diskutojnë vendet europiane.

Qytetarët europianë janë gjithmonë e më pak gati për të financuar një luftë, qëllimi i së cilës nuk dihet”, tha Orban.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura