“Luftuam për njëri-tjetrin, gjeorgjianët na provokuan jashtë dhe brenda”, Ramadani: Ja çfarë na mungoi në Çeki

Oct 14, 2024 | 20:48
SHPËRNDAJE

Ylber Ramadani është shndërruar në një titullar të padiskutuar te Kombëtare shqiptare. Mesfushori i cili është pjesë e Leçes në Serinë A, foli pas triumfit që kuqezinjtë arritën në transfertë ndaj Gjeorgjisë. Ai tha se gjate ndeshjes ‘luftuam për njëri-tjetrin, ndersa gjeorgjianët na provokuan’.

ramadani

“Sot ishim shumë të përqëndruar, e donim fitoren. Trajneri dhe ne ishim të bindur që mund ta fitonim ndeshjen dhe në fund ia arritëm. Sot ishte shpirti i duhur i garës, luftuam për njëri-tjetrin, kjo gjë na mungoi në Çeki. Bëmë maksimumin për të marrë rezultatin.

Na provokuan jashtë dhe brenda, donim të festonim për skuadrën. Ne bëjmë atmosferë gjithmonë, pastaj shpërthyem. Unë Seferi dhe Bajrami bëjmë gjithmonë atmosferë në dhomat e zhveshjes”, deklaroi Ramadani për “TV KLAN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura