Që prej mbrëmjes së parë, këngëtari Luiz Ejlli ka qenë “ngacmues” me disa nga vajzat e shtëpisë së BBVIP.
Në një moment ai i ka treguar Amos Zaharisë se është fiksuar me modelen Kejvina Kthella.
“Se di pse më kapi fiksimi me Kejvinën”, thotë ai.
Luizi: Puna është ca dreqin më kapi fiksimi mua kot tani.
Amos: Po fiksimi fiksim
Luizi: Nuk është se ka ndonjëgjë kushedi se çfarë
Amos: Atë moas e thuaj ti se simpatike është.
Luizi nga ana tjetër ka vijuar të ngacmojë Kiarën në çdo moment në shtëpi. Aq sa mesa duket Kiara ndihet në siklet edhe nga shikimet e tij.
Teksa ishin ulur për të biseduar, Luizi mbante në dorë edhe një trëndafil të bërë prej letre.
Kira: Pse më shikon ashtu, shiko atë.
Luizi: Pse?
Kiara: E kam bezdi kur më sheh ashtu, kur më shohin gjatë gjithë kohës, se boll kamera ka këtu.
Më vonë Luizi i tregoi Oltës se trëndafili ishte për Kiarën.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al