Lulzim Basha do të festojë 33 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë më 11 Dhjetor në Pallatin e Kongreseve.
Në ftesën drejtuar demokratëve, kreu i partisë u kërkon që të kremtojnë së bashku themelimin e PD-së, si edhe të nderojnë sakrificat e anëtarëve dhe mbështetësve ndër vite.
“Me rastin e 33 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me 11 Dhjetor, ora 16:30, në Pallatin e Kongreseve, kam nderin t’ju ftoj të kremtojmë së bashku themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, të nderojmë sakrificat, guximin dhe vendosmërinë e themeluesve, qëndresën e antarëve dhe mbështetësve ndër vite, si dhe guximin e të rinjve që janë shpresa për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Lulzim Basha”, shkruhet në ftesën drejtuar demokratëve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al