“Lutje nga një fshatar nga Lushnja”- Opozita kërkon shtyrje të afatit për Komisionin e Sterilizimit! Korreshi: A të keqen, shtyjeni çikë…

Nov 14, 2024 | 11:44
SHPËRNDAJE

Opozita këmbëngul në shtyrjen e afatit të Komisionit për Sterilizim dhe Check Up.

korreshi

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti demokrat, Saimir Korreshi me tone ironizuese kërkoi shtyrje të afatit.

Saimri Korreshi: Duke qenë se na nisët 40 ditë me pushime në hotel me 5 yje..më shumën dje në Komision lehte avokati se sa Beqaj, ndaj shtyjeni içik atë komisioni, kur thoni ju ne të shkretët të dështuar se të dështuar jemi. Aman silleni kryeministrin të marrim pak idenë si të kalojmë në pushtet. A të keqen thirrni dhe atë Vilma Nushin të mësojmë si kalohet nga duhani te check up. A të keqen kryetare, unë të falënderoj shumë që na nisët me pushime, por ta shtysh dhe ca ditë komisionin a të keqen. Në një lutje nga një opozitar i thjesht, fshatar nga Lushjna, 40 ditë që na le atje sikur ta shtysh nuk na bën keq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura