Aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku, ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shihet i shtruar në spital.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, aktori ka treguar se ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve për shkak të një problemi shëndetësor të lidhur me bajamet.
“Me 39 sot po hajde se ka vend ke makina për serum… Këshillë, këto bajamet mos i nënvlerësoni se kanë nja 7 vjet që ma kanë shkurtuar jetën,”- ka shkruar Olsi, duke këshilluar ndjekësit të kenë kujdes për rrezikun që mund të sjellë nënvlerësimi i këtij problemi shëndetësor.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al