VIDEO/ Makina del nga rruga dhe përfundon në një tokë bujqësore, dy persona të plagosur në Fier

Oct 6, 2024 | 14:44
SHPËRNDAJE

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në Fier, në vendin e quajtur Varibop.

Raportohet se një makinë ka humbur kontrollin për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në një tokë bujqësore.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe dy ambulanca, ndërsa personat e plagosur u transportuan në spital.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura