Makina përplaset me motorin në Maliq, lëndohen dy persona

Sep 30, 2024 | 10:04
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur pak pas mesnate në Maliq, ku një motomjet është përplasu me një makinë.

aksident motor

Si pasojë e aksidentit ka marrë lëndime, drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri që ndodhej me të. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Rreth orës 00:30, në fshatin Zvezdë, Maliq, motomjeti me drejtues shtetasin E. T., 31 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura