PAMJET/ Aksidenti në Korçë, ndërron jetën në spital shoferi 35-vjeçar, plagoset pasagjeri

Nov 6, 2024 | 18:01
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë me pasojë një person të vdekur ka ndodhur në rrugën Korçë-Maliq ne afërsi te urës se Bulgarecit.

Sipas informacioneve behet e ditur se një automjet është përplasur me një kamion, ku te dyja mjetet jane përmbysur dhe kane dale jashtë rrugës.

Për pasojë shoferi i makinës, 35 vjeçari Kosta Nako ka ndërruar jetë, ndërsa u plagos pasagjeri qe ndodhej me te ne makine.

Njoftimi i policise

Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Korçë- Pogradec” në afërsi të fshatit Bulgarec, një kamion me drejtues shtetasin I. P.,  është përplasur me një automjet tip “Chevrolet”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi K. N., rreth 35 vjeç,  drejtuesi i automjetit tip “Chevrolet”, dhe ka  ngelur i  dëmtuar pasagjeri në këtë mjet shtetasi E. Dh.,  i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vend ngjarje për zbardhjen e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura