Mamardashvili dhe Kvara, si pritet të luajë Gjeorgjia ndaj Shqipërisë

Sep 10, 2024 | 11:41
SHPËRNDAJE

Gjeorgjia ndodhet në një moment të mirë dhe pas fitores me Çekinë do të tentojë një tjetër rezultat pozitiv me Shqipërinë.

gjeorgjia

Rritja që kundërshtari i radhës ka patur në vitet e fundit, është për t’u admiruar. Madje, ata arritën edhe të kalojnë grupin në Kampionatin Europian. Me një trajner si Sanjol, një ish-lojtar i njohur dhe një trajner shumë i mirë, Gjeorgjia vjen në “Air Albania” pas dy vitesh dhe me emra më të spikatur në organikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, ata pritet që të luajnë me këtë formacion: në portë do të jetë Mamardashvili, portieri i Valencias dhe një ndër më të mirët. Në mbrojtje: Dvali, Kashia, Gvelesiani, ndërsa në krahë Lokoshvili dhe Kakabatze. Në treshen e mesfushës: Kiteshvili, Kohorashvili, Kakvetatze. Përpara tyre do të aktivizohet Kvarakshelia dhe Mikautatze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura