Marash Kumbulla është në huazim te skuadra e Espanjol nga Roma. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka fituar zemrat e tifozëve që në fillimin e eksperiencës së parë jashtë Italisë.
Kumbulla ka dhënë një intervistë të gjatë për “Sport”, ndërsa është ndalur dhe te Kombëtarja kuqezi ku tregon se objektiv është kualifikimi në Botëror. Po ashtu një pyetje ishte rezervuar për trajnerin Silvinjo.
Ju jeni një lojtar i përfaqësueses së Shqipërisë, a jeni rritur në vitet e fundit? “Në Shqipëri, futbolli është për tifozët. Kur është java e grumbullimit, i gjithë vendi bllokohet. Përfaqësuesja është rritur shumë në vitet e fundit. Shumë nga shokët e skuadrës, si unë, janë nga një familje shqiptare, por kanë lindur jashtë. Kishim një Europian të mirë në verën e fundit dhe po rritemi shumë”.
Si është Silvinjo si një trajner? “Është një trajner shumë i mirë. Ishim në një nivel të mirë në Europian, që ishte historik për Shqipërinë. Tani jemi të fokusuar për t’u kualifikuar në Botëror ku shpresojmë të shkojmë”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al