Maratona/ Kryeministri Rama: Një nga realitetet e bukura të Tiranës së re evropiane dhe turistike

Oct 20, 2024 | 14:02
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me maratonën e Tiranës, ku morën  pjesë shumë sportistë.

maratona

Teksa vlerëson punën e bërë nga bashkia e Tiranës, kreu i qeverisë thotë se Maratona është një realitetet i bukura i Tiranës së re Europiane dhe Turistike.

Rama shprehet se jo shumë vite më parë, maratona ishte një ambicie e shpallur nga Bashkia e Tiranës, ndërsa sot është pjesë e denjë e stacioneve të klubit europian të maratonistëve.

“Një ambicie e shpallur si fillim nga Bashkia e Tiranës jo shumë vite më parë, me disa dhjetëra të ‘çmendur’ që morën pjesë në maratonën e parë dhe sot një nga realitetet e bukura të Tiranës së Re Europiane dhe Turistike, e cila tanimë është pjesë e denjë edhe e stacioneve të klubit europian të maratonistëve

Falenderim e duartrokitje për pjesëmarrësit nga shumë vende, po edhe një duartrokitje e posaçme për skuadrën e Bashkisë së Tiranës”, shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura