Marco Rubio, Sekretari i ri i Shtetit, vjen reagimi i parë nga Shqipëria! Ministri i Jashtëm e uron: Mirëpresim që të punojmë për të promovuar paqen

Nov 13, 2024 | 22:13
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani nuk ka vonuar të urojë Marco Rubio, i cili u emërua zyrtarisht nga Donald Trump si Sekretar Shtetit.

igli hasani

Me anë të një postimi në X, Igli Hasani thote se mirepresin që të forcojnë më tej lidhjet e forta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, si dhe ‘të punojmë së bashku, për të promovuar paqen, demokracinë dhe prosperitetin’.

“Urime Marco Rubio për emërimin, Sekretar i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mirëpresim të forcojmë më tej lidhjet e forta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, si dhe të punojmë së bashku, për të promovuar paqen, demokracinë dhe prosperitetin. Suksese në rolin tuaj të ri!”, shkruan Igli Hasani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura