Mark Frroku dhe 3 të tjerë thanë se ishin përfaqësues dhe nisën rrethimin e pronës tek Kepi i Rodonit, reagon Kisha Katolike: S’janë të autorizuar nga ne, donin të përfitonin

Oct 30, 2023 | 9:58
SHPËRNDAJE

Mark Frroku dhe 3 persona të tjerë janë përfshirë në sherr me disa banorë të fshatit Shetaj për një pronë tek Kepi i Rodonit.

mark frroku1

Duke u hequr si përfaqësues të Kishës kanë nisur rrethimin e pronës, por janë përballur me rezistencën e banorëve, të cilët pretendojnë se kanë pronësinë.

Por përfaqësuesja e Kishës Katolike në këtë zonë, zonja Ana Shtjefni, tha për News24, se këta persona nuk janë përfaqësues të Kishës.

Ajo ka deklaruar se personat që kanë nisur rrethimin e zonës dhe nuk janë përfaqësues të Kishës dhe as të autorizuar nga kjo e fundit, dhe se sipas Shtjefnit kanë dashur vetëm të përfitojnë nga ky konflikt.

Detaje nga sherri

Sherri mes tyre ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie.

Por banorët e fshatit Shetaj, nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Fillimisht ata kanë konfliktuar fizikisht më pas sherri ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta dhe armës.

“Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri”, raportoi policia.

Sipas News24, ka dyshime se personi që ka qëlluar me armë është kushëri i ish-deputetit Frroku.

Personat e përfshirë në sherr për pronën tek Kepi i Rodonit, janë disa banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit me iniciale B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. dhe përfaqësuesit e kishës katolike, Mark Frroku dhe personat me iniciale N. S., M. L. dhe P. D, raportojnë uniformat blu.

Njoftimi i policisë:

Në zonën e Kepit të Rodonit, disa banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. janë konfliktuar me sende të forta, me përfaqësues të kishës katolike, shtetasit N. S., M. F., M. L. dhe P. D.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri.

Si pasojë e konfliktit me sende të forta kanë pësuar dëmtime të lehta disa nga shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë shoqëruar bashkë me shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, me qëllim kryerjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit të sotëm. Sqarojmë se në lidhje me pretendimet e palëve për certifikatën e pronësisë, nga ana e Policisë janë referuar disa herë materialet në Prokurori, për konfliktet që ka patur herë pas here, mes palëve

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura