Mark Rutte mori drejtimin e NATO-s, mesazhi i ministrit të Jashtëm, Igli Hasani: Udhëheqja juaj do të jetë thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës

Oct 1, 2024 | 13:33
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka uruar në marrjen e drejtimit të NATO-s, Mark Rrutte. Me anë të një postimi në X, Hasani thekson se Udhëheqja e tij do të jetë thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës në një kohë vendimtare për unitetin transatlantik.

igli hasani

“Urime Mark Rutte për marrjen e rolit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Udhëheqja juaj do të jetë thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës sonë në një kohë vendimtare për unitetin transatlantik”, shkruan Hasani.

Ish-kryeministri holandez, Mark Rutte, menjëherë u zotua për mbështetje të fuqishme për Ukrainën, pasi mori udhëheqjen e NATO-s më 1 tetor.

Marrja e detyrës së sekretarit të Përgjithshëm nga Rutte ndodhi në një moment historik për aleancën, teksa pushtimi rus i Ukrainës po i afrohet ditës 1.000.

Rutte, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Hoalndës, u takua me shefin në largim të aleancës, Jens Stoltenberg, në selinë e NATO-s në Bruksel, ku vendosën kurora lulesh për personelin e rënë të aleancës që përbëhet nga 32 anëtarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura