Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët “nuk mund të krahasohet me marrëveshjen midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës.”
Nuk ka kontraktim të Jashtëm të menaxhimit të kërkesave për azil në një vend të tretë. Dhe nuk ka asnjë shmangie nga të drejtat e garantuara ndërkombëtarisht.”
Kështu theksoi ministri Jashtëm, Antonio Tajani ndërsa komunikonte me Dhomën e Deputetëve për marrëveshjen e fundit me Tiranën, shkruan RaiNews.
“Shqipëria do të anëtarësohet së shpejti në Bashkimin Evropian dhe është pjesë e Këshillit të Evropës. Përjashtimet do të ishin të pamundura,” shtoi ai.
“Protokolli – vijoi Tajani – përcakton se në të dy qendrat nuk mund të kenë gjithsej më shumë se 3000 emigrantë në të njëjtën kohë dhe se emigrantët mund të mbërrijnë në portin shqiptar vetëm me anije të autoriteteve italiane, të përfshira në operacionet e shpëtimit.
Nuk do të jetë e mundur të tërhiqen skafet e kontrabandistëve dhe as të drejtohen varkat e menaxhuara nga organizata joqeveritare drejt Shqipërisë. Emigrantët do të kenë të njëjtin trajtim të parashikuar nga rregulloret italiane dhe evropiane”, tha Tajani.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al