Janë zbardhur detaje të tjera nga takimi mes Flamur Nokës dhe Ilir Metës, ku në fokus të diskutimeve kanë qenë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku mesa duket PD dhe PL do të firmosin një marrëveshje.
Gazetari Osman Stafa thotë se do të ketë një listë e kandidatëve për deputetë të dyja partive dhe bëhet fjalë për listat e mbyllura, ku pritet të kandidojë edhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për qarkun e Tiranës.
“Në fokus ishin zgjedhjet e 2025 për modalitetet që do përcaktojnë këto dy parti aleate për mënyrën si do hyjnë në zgjedhje. Sipas burimeve pritet një listë e kandidatëve për deputetë të dyja partive, ku pritet që të jenë edhe aleatë të tjerë pjesë e këtyre listave. Bëhet fjalë për listat e mbyllura. Meta ka deklaruar se do jetë kandidat i opozitës në qarkun e Tiranës dhe pritet të jetë në listat e mbyllura të PD në qarkun e Tiranës. Ajo çfarë po diskutohet është që kjo dakordësi të mbyllet shumë shpejt është sa dhe si do të jetë numri i deputetëve që do të jetë në listat e opozitës. Këta kandidatë që do dakrodësohen nuk do jenë pjesë e primarëve që PD do të mbajë në vijim”, tha Stafa.
Po ashtu pritet që javën e ardhshme të ketë një tjetër takim mes Flamur Nokës dhe Ilir Metës, për të mbyllur ndoshta marrëveshjen e parashikuar.
Gazetari Stafa tha gjithashtu se PD ka lajmëruar se do ketë protesta të vazhdueshme, por se nuk është dhënë një datë për këtë. Ai shtoi opozita ka si kërkesë kryesore qeverinë teknike, pa Ramën kryeministër.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al