Prej shumë vitesh Rozana Radi preferon që ta mbajë jetën e saj private sa më intime. Zgjedhja duket se është e partnerit të saj, që preferon mos të jetë pjesë e shtypit rozë. Megjithatë, çifti duket se nuk ka vetëm një lidhje të konsoliduar, por e kanë kurorëzuar dashurinë edhe në martesë.
Një fakt të tillë e ka thënë vetë këngëtarja gjatë një debati në “Big Brother”. Duke debatuar me Gjestin, Rozana ka shpërthyer duke i thënë “me mua s’guxon ti”.
Gjesti, i “shtyrë nga kureshtja”, ka pyetur këngëtaren se përse ai nuk mund të marrë një guxim të tillë, por Rozana i tha prerë se “Jam grua e martuar, nuk afrohesh dot fare tek unë”.
Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë me këtë deklaratë, duke zbuluar kështu edhe martesën e saj të fshehtë. Vetë artistja ka qenë gjithnjë shumë e rezervuar për të folur për detaje nga jeta private, por edhe miqtë e afërt refuzojnë të zbulojnë nëse kanë qenë në dijeni të dasmës që ajo dhe partneri i saj kanë bërë. Rozana Radi ka folur për jetën e saj private, por edhe atë profesionale, ka pranuar se është në një lidhje dashurie prej më shumë se 10 vitesh. Jo vetëm kaq por ajo tregoi edhe një moment kur gazetat e kanë ‘futur në sherr’ me partnerin e saj.
Gjithashtu, Rozana zbuloi edhe diçka për partnerin e saj, cilësoi se ai nuk merret aspak me botën e televizionit dhe ka dëshirë që mos të bëhet publik.
“Në një emision thashë “jam shumë e lumtur se jam ndarë më të dashurin”, ku pjesë ishte satira përveç investigimit. Pas emisionit do të shkoja në plazh me të dashurin, dhe nisën gazetat “u rilidh Rozana”. Na futën me të vërtetë në sherr, se ai më thoshte pse e ke thënë ti. Ne nuk ishim në sherr, por na futën me të vërtetë në sherr”.
Por kush është Shpëtimi, partneri i artistes. Shpëtim Karakushi dhe Rozana, zyrtarizuan lidhjen disavjeçare me fejesë në vitin 2018. Rozana pohoi se i dashuri i saj punon në Prokurori, por nuk është prokuror.
Nuk zbuloi shumë të dhëna për marrëdhënien e saj, por një detaj të cilin Rozana e veçoi për të dashurin e saj me profesion oficer policie, tha se ai ka sens humori njësoj si i ati i saj”. Shpesh herë ajo dhe Shpëtimi janë fotografuar së bashku në evente të ndryshme, duke zbuluar edhe imazhin e oficerit të Policisë Gjyqësore që i ka rrëmbyer zemrën.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al