M*sakruan me thikë shqiptaren shtatzënë, burgim të përjetshëm për partnerin e viktimës! Ja sa vite u dënua shoku i tij

Nov 19, 2024 | 14:34
SHPËRNDAJE

Është dënuar me burgim të përjetshëm partneri i Gjeorgjia Muratit, shqiptares shtatzënë e cila u masakrua me thikë nga 39-vjeçari janarin e kaluar.

41xroni-thessaloniki

Sipas mediave greke, Gjykata e Edessas ka dënuar me 15 vite burg mikun e autorit, pasi dyshohet si bashkëautor dhe se ka ndihmuar këtë të fundit të kryejë vrasjen dhe të zhduk trupin e pajetë të Gjeorgjisë, e cila u gjet në një zonë pyjore pranë Monopigados, e masakruar me thikë.

Dy të pandehurit për vrasjen e Gjeorgjisë, e cila ishte edhe nënë e një vajze të mitur, partneri i saj 39-vjeçar dhe shoku i tij 34-vjeçar, u shpallën njëzëri fajtor për akuzat e vrasjes nga pakujdesia, ndërprerja e shtatzënisë dhe mbajtje dhe përdorim i armëve pa leje.

Për dy personat nuk u identifikuan asnjë rrethanë lehtësuese dhe ata do rikthehen në burgjet ku ndodheshin tashmë.

Sipas të dhënave të mjekësisë ligjore, gruaja fatkeqe, e cila ishte në javën e 7-të të shtatzënisë, ka marrë tre plagë vdekjeprurëse me thikë në pjesën e qafës së mitrës. Vrasja është kryer ditën e ndërrimit të viteve, në banesën e 39-vjeçarit, në Kalamaria, dhe motivi i autorëve duket se ka qenë grabitja.

Pretendimet e palëve

Në seancën gjyqësore 39-vjeçari tha se nuk kishte asnjë lidhje me akuzat ndaj tij, ndërsa shoku i tij deklaroi se nuk e ka kryer ai vrasjen. Në gjyq ka dëshmuar dhe vëllai i viktimës, i cili ishte rrethuar nga punonjës policie për të shmangur ndonjë incident me dy të pandehurit e ulur në bankën e të akuzuarve.

Vëllai i 41-vjeçares tha se e kishte parë vetëm 5 herë partnerin e saj dhe i tha të motrës se nuk e pëlqente atë si njeri. Për më tepër, ai dëshmoi se me kalimin e kohës e motra e tij dukej si e humbur dhe e shqetësuar.

Vëllai i viktimës shtoi se e dinte se që 41-vjeçarja ishte shtatzënë dhe mendonte se ajo nuk ishte e lumtur.

Ndërsa motra e autorit të dyshuar tha se mësoi për rastin e zhdukjes së Gjeorgjisë nga televizioni dhe i bëri përshtypje mënyra se si fliste i vëllai, pasi sipas saj dukej që 39-vjeçari po fshihte diçka.

Dëshmitarja tregoi se nëse do ta kishte njohur viktimën, do ta kishte paralajmëruar që t’i qëndronte larg vëllait të saj pasi e njihte karakterin e tij. Ajo e cilësoi atë si gjaknxehtë dhe manipulues, ndërsa shtoi se 39-vjeçari e kishte dhunuar.

“Ai ishte i dhunshëm, më rrihte aq shumë sa keq saqë përfundoja në spital. Ai ka pasur sjellje agresive edhe ndaj gruas së dytë”, ka dëshmuar ajo.

“Motivimi nuk ishin paratë. Dua të di pse e vranë Gjeorgjinë”, tha motra e 39-vjeçarit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura