Matura, botohen koeficientët për lëndët me zgjedhje

Feb 21, 2012 | 14:20
SHPËRNDAJE

Ministria e Arsimit: Maturantët të konsultojnë tabelat përpara se të plotësojnë formularin A1.

Si të zgjidhni të duhurat për të marrë më shumë pikë për universitetin.

Shpallen koeficientet sipas profileve të shkollës së mesme dhe ato të lëndëve me zgjedhje. Mbi bazën e tyre maturantët do të dinë me saktësi se me cilat lëndë kanë më shumë shanse për t’u pranuar në degët e universiteteve. Gazeta publikon të plotë tabelën e koeficientëve për të gjitha lëndët me zgjedhje sipas degëve. Nga sa sqaron Ministria e Arsimit, koeficientet variojnë nga 1 deri në 1.4 që është më i larti. Gjuha e huaj angleze vijon të ketë këtë koeficient. Sipas MASH, maturantët duhet t’i konsultojnë tabelat përpara se të plotësojnë formularin A1. ”Këtë vit, duke qenë se është shtuar mundësia edhe e një lënde të tretë me zgjedhje, ka ndryshuar formula e llogaritjes së pikëve. Maturantët duhet të shohin se në cilat degë do të konkurrojnë për në universitet dhe çfarë koeficientesh kanë këto degë për lëndët e veçanta me zgjedhje. Duke zgjedhur lëndë me koeficiente më të larta, ata grumbullojnë më shumë pikë”, sqarojnë specialistët e Ministrisë. Në këtë mënyrë kanë më shumë shanse për të fituar në shkollat e larta. Nga dje ka nisur në shkolla plotësimi i formularit A1. Me anë të tij, maturantët vendosin për lëndët me zgjedhje me anë të të cilave do të testohen. Në total janë 40 të tilla sipas kurrikulave të reja. Ndryshe nga vitet e tjera, kur kandidatët për në shkollat e larta caktonin vetëm dy lëndë me zgjedhje, këtë vit ata do të kenë mundësinë që sipas dëshirës të zgjedhin dhe një të tretë.                       z.ll

Per te pare artkullin e plote klikoni mbi: PDF

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura