Mazhoranca voton ligjet, Paloka djeg rregulloren e Kuvendit dhe e hedh drejt Lindita Nikollës

Feb 8, 2024 | 10:17
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat Edi Paloka ka djegur rregulloren e Kuvendit, ndërsa mazhoranca mes tensioneve në seancë voton ligjet sipas rendit të ditës.

Pasi e dogji me çakmak, Paloka, rregullon e hedh në drejtim të kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ndërsa në sallë dëgjohen zhurmues.

Fjala e Palokës në Kuvend:

Së pari, në fakt fjalën i kisha për atë që nuk ka ardhur sot. Doja t’ju kujtoja, me 20 shkurt 91 unë kam qenë në grevë urie, nga një televizor që kishim ndiqnim se çfarë bëhej në Tiranë. Pasdite erdhën qytetarët sollën copat që kishin tërhequr  zvarrë diktatorin. Ne dolëm nga greva dhe unë doja të bëjë një foto me copa të diktatorit, por nuk arrita, sepse njerëzit kishin urinuar mbi të.

Ky që mendon se është i fortë, se ka arrestuar Berishën dhe ka përjashtuar opozitën, ta ketë të qartë se kur t’i vijë dita dhe atij era shurrë do t’i vijë dhe ju që i shkoni pas mendoni dhe ju fundin tuaj.

Ky nuk është parlament dhe ju e dini shumë mirë ketë. Pamja e këtij parlamenti flet boll, nëse ju gënjen mendja se do ecni me disa që keni marrë këtu, e keni gabim. Diktatorët një fund kanë, lëreni ta mbuloi shurra sheqin tuaj, mos i shkoni pas. Nuk ka parlament derisa të vendoset normaliteti dhe t’i vendosen të drejtat opozitës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura