“Mbahen 2-3 ditë në qendra dhe më pas zhduken!”- Denoncimi i aktivistit: Emigrantët e mitur mund trafikohen! Kikia: E tepërt, s’mund të thuash që…

Oct 16, 2024 | 22:05
SHPËRNDAJE

Aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Altin Hazizaj, teksa ka komentuar ardhjen e emigrantëve të parë në Shëngjin, tha se pothuajse 1/3 e emigrantëve të parregullt që hyjnë në Shqipëri janë të mitur të pashoqëruar.

kikia

Në një lidhje me skype, në emisionin “Open”, në Neës24, Hazizaj tha se këta fëmijë strehohen për 2-3 ditë në një qendër në Tiranë ku lahen, pastrohen, ushqehen dhe më pas zhduken.

 “Ku përfundojnë këta të mitur që janë të pashoqëruar nga prindërit. Ata vijnë nga ajo që konsiderohet si rruga e gjelbër. Këta fëmijë strehohen për 2-3 në një qendër në Tiranë ku lahen, pastrohen, ushqehen dhe më pas zhduken. Ku shkojnë këta fëmijë? Ku përfundojnë ata? Trafikohen ose përdoren, mund të përdoren edhe për marrjen e organeve”, tha Hazizaj, duke u shprehur se bëhet fjalë për rreth 7 mijë fëmijë.

Në vijim ai tha se ndoshta mund që këta fëmijë të përgatiten edhe për akte terroriste.

Por gazetari Mentor Kikia e konsideroi denoncimin e Hazizajt si një abuzim, pasi sipas tij, nuk mund të thuash që ky kontigjent fëmijësh përgatiten për terroristë.

“Nuk mund të thuash që ky kontigjent fëmijësh u merren organe dhe përgatiten për terroristë, është abuzim, është i tepërt, pasi nuk ke asnjë fakt dhe provë”, tha Kikia.

Por Hazizaj u përgjigj duke thënë: “Kemi një katrahurë lidhur me këta fëmijë, pasi ato qëndrojnë në qendra për 24 ose 48 orë pranë kufirit dhe nga ana tjetër është e detyrueshme që të shoqërohen nga dy punonjës, një nga policia dhe një nga mbrojtja e fëmijëve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura