“Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE”/ Ministrja e Jashtme e Suedisë: Problem krimi i organizuar, me Ramën diskutuam për…

Oct 7, 2020 | 12:02
SHPËRNDAJE

Suedia mbështet Shqipërinë në integrimin e BE. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde gjatë një konference me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

linde

Linde vlerësoi punën e qeverisë të bërë në fushën e sistemit të drejtësisë, por problem mbetet ende krimi I organizuar.

“Kur vjen puna për procesin e integrimit Suedia mbështet plotësisht Shqipërinë në vendimin e hapjes së bisedave për zgjerimin e BE.

Vlerëosjmë punën serioze që është bërë nga ana e Shqipërisë. Kur shohim raportet nga BE, një fushë ku Shqipëria ka qenë e suksesshme është fusha e sistemit të së drejtës dhe sistemi i ri i drejtësisë.

Jam e bindur se një arsye se përse jam këtu është sesi të diskutojmë për të luftuar krimin.

Në Suedi kemi probleme me krimin e organizuar dhe do të përpiqemi që ti zgjidhim.

Sic e tha Rama, fatkeqësisht bandat kriminale janë në bashkëpunim në territorin evriopian. Nëse e luftojmë këtë së bashku do të bëjmë ndryshime.

Jam mirënjohëse që kryeministri ishte i hapur dhe konstruktiv duke u përpjekur që ne të bëjmë gjëra të përbashkëta në këtë aspekt”, tha ministrja e Jashtme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura