“Mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”- Ambasadorja e Francës nga Korça: Ja çfarë më tha Emmanuel Macron një vit më parë

Sep 13, 2024 | 12:28
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard tha se mbështesin rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

ambasadorja e frances

Nga Korça, diplomatja kujtoi deklaratat e presidentit Emanuel Macron gjatë vizitës dhe atë që ai i ka thënë asaj një vit më parë, në Shqipëri.

“Ajo që thashë është pikërisht ajo që presidenti më ka thënë 1 vite më përpara, kur ai ka qenë në Shqipëri dhe e ka përsëritur kur kryeministri i Shqipërisë ka qenë në Francë. Ne dëshirojmë të mbështesim rrugëtimin drejt Bashkimit Europian”, tha Catherine Suard.

Ambasadorja franceze në Shqipëri, Catherine Suard, ishte në Korçë, ku mori pjesë në eventin që u organizua nga QTTB Korçë  dhe IVEA (Itinerare të Gjelbra për Blegtorinë Shqiptare), në kuadër të projektit “Porta të hapura”, në ambientet e Drejtorisë së Teknologjive Blegtorale.

Diplomatja theksoi se ky projekt ishte në ndihmë të Shqipërisë, sidomos si një nga pikat për hyrjen në Bashkimin Europian, duke i ndihmuar fermerët shqiptarë në fushat e bujqësisë dhe blegtorisë, që siç e cilësoi ajo, “respekton natyrën, mundësitë e ndryshme të fermerëve për t’ zhvilluar më shumë produktet që vijnë nga këto fusha”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura