Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ka deklaruar se qeveria ka vendosur një mbështetje për kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar.
Ajo u shpreh se ata do ta trajtohet me një pagë si dhe sigurime shoqërore e shëndetësore, si profesionistë të vërtetë.
“Figura e ndihmësit personal, është një figurë të cilët së bashku me BE, jemi duke punuar për ta trajtuar si një figurë profesionale, e cila do të marrë një mbështetje përmes nga ana financiare me pagë dhe të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për t’i mbështetu dhe kujdestarët personal më një profesion të vërtetët”, tha ajo.
Koçiu u shpreh se ky vendim ka ardhur në varësi të buxhetit të shtëtit për vitin 2025, i cili u miratua dje.
Koçiu: Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave morëm një vendim shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me persona me aftësi të kufizuara, sa i përket target grupit të personave para dhe tetraplegjikë.
Në vazhdën e mbështetjes dhe solidaritetit, jo vetëm me persona me aftësi të kufizuar por dhe ata në nevojë, qeveria ka vendosur të që të rrisë masën e mbulimit financiar për paketën higjenosanitare për personat para dhe tetraplegjikë.
Ministria është duke punuar për të lancuar figurat e reja profesionale për kujdesin e tyre. Figura e ndihmësit personal, është një figurë të cilët së bashku me BE, jemi duke punuar për ta trajtuar si një figurë profesionale, e cila do të marrë një mbështetje përmes nga ana financiare me pagë dhe të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për t’i mbështetu dhe kujdestarët personal më një profesion të vërtetët. Janë të gjitha këto, të cilat janë miratuar dhe në varësi të buxhetit që u miratua dje.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al