Pas dy orë e gjysmë tensionesh jashtë Kuvendit, seanca parlamentare e cila nisi në orën 10:00 është mbyllur.
Në Kuvend u miratua Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Programi për një zhvillim urban rezistent ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri”.
Ndërsa, Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë civile”, Erjon Fejzulla, nuk u miratua nga Kuvendi, ku në seancë të pranishëm ishin vetëm deputetët e mazhorancës. Çështja tashmë rikthehet nën nënkomision.
Deputetët e PD-së kanë mbërritur që në orën 08:30 para Kuvendit, në tentativë për të hyrë brenda ambienteve ku do të zhvillohej seanca plenare, por nuk janë lejuar nga Garda e Republikës së Shqipërisë pasi janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës.
Gjatë tensioneve ka patur dhe përplasje fizike me Gardën, ndërsa deputetët e opozitës sollën para Kuvendit 4 manekinë me fytyrat e Edi Rama, Olsi Rama, Fatmir Xhafaj dhe Geron Xhafaj, të cilat i dogji Noka duke u hedhur benzinë.
Ditën e djeshme Sekretariati i Etikës mori vendimin për të përjashtuar 24 deputetë të PD. Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati u përjashtuan me 60 ditë, Edi Paloka me 10 ditë, ndërsa 20 deputetë të tjerë me nga 40 ditë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al