Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka komentuar përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, mbledhjen e dy kuvendeve të Shqipërisë dhe të Kosovës sot në Prishtinë.
Për Shehun takimi i dy kuvendeve ishte shterpë, pasi sipas tij takimi nuk dha asnjë rezultat apo kontribut të ri.
Demokrati shkruan ndër të tjera se këshillat që kryeministri Rama dha sot Kosovën “janë realisht një thikë për Prishtinën”.
Ti kërkosh Kosovës të deklarojë “ngrirjen e dialogut me Serbinë”, është “këshilla” me keq dashëse ndaj saj, thekson deputeti.
Shehu thotë se një gjë e tillë do të ishte ky një hap i rrezikshëm, që do ta vendoste Kosovën në një situatë tejet të vështirë me BE-në.
Postimi i plotë
“Mos i besoni Rames e as keshillave te tij”-konkluzioni i takimit parlamentar ne Prishtine. Asgje me shume se sa ajo qe pritej nga ai “takim” shterpe i dy Kuvendeve. Asnje rezultat, asnje kontribut per ri normalizimin e maredhenieve midis dy shteteve tona.
Ne fakt as edhe ndonje ide konkrete aty.
Qofte dhe per nje Rezolute unifikuese per te denuar genocidin serb ne Kosove… edhe nga Shqiperia. Asgje pervecse teatralitetit paternist te Rames. Dhe “keshillave” te tij per Kosoven, realisht nje “thike” per Prishtinen ato! Ti kerkosh Kosoves te deklaroje “ngrirjen e dialogut me Serbine”, eshte “keshilla” me keqdashese ndaj saj.
Do te ishte ky nje hap i rrezikshem, qe do ta vendoste Kosoven ne nje situate tejet te veshtire me BE. Dhe kete “keshille” ja jep miku i Vucic, ai qe:
-Bllokoi Rezoluten per Genocidin serb ne Kosove.
-U be pjese e lojes per Sebine e Madhe nepermjet shkembimit te territoreve.
-Trumbetoi aspiraten serbe per Jugosllavine e Re nepermjet Ballkanit te Hapur.
-Bllokoi per kete qellim implementimin e Procesit te Berlimit
-Aplikoi i pari sanksionet ndaj Kosoves, dhe sot…“kerkoi” heqjen e tyre nga BE!
Prandaj kujdes….